Dy delegacionet qeveritare bëjnë shqiponjën edhe në Prekazin e Adem Jasharit

26 nëntor 2018 | 16:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ministrat e tyre, si dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kanë vizituar edhe kullat e Jasharëve.

Pas vizitës në kullat e Jasharëve, dy delegacionet, kanë bërë një fotografi të përbashkët me shqiponjën, simbolin e popullit shqiptar.

Gjatë homazheve dhe vizitës në Prekaz, ata kanë qenë të shoqëruar nga përfaqësuesit e familjes Jashari, Rifat e Bekim Jashari.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mirëpritur mbajtjen e mbledhjes…