Dy gola dhe dy asistime nga Manaj

22 nëntor 2020 | 15:40

Sulmuesi Arb Manaj bëri një hap të rëndësishëm në karrierën në merkaton e verës, teksa kaloi nga Trepça ‘89, te skuadra e Ligës së Parë turke, Keciorengucu.

Aventura në Turqi po ecën shumë mirë, teksa ditën e sotme sulmuesi 22-vjeçar ka shkëlqyer me paraqitjen e tij. Në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi 5-0 ndaj Akhisarsporit, Manaj ka shënuar dopietë golash në minutat 18’ dhe 33’. Gjithashtu ai ka dhënë edhe dy asistime në golat e tjerë, fillimisht për Ekinxhi në minutën e 47’ dhe për Jëllmaz në minutën e 54’. Manaj është zëvendësuar në minutën e 77-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fama e modeles Eva Padlok u rrit së tepërmi gjatë…