Dy infermierë dhe një mjek të infektuar me koronavirus

29 mars 2020 | 08:37

Tre nga gjashtë të infektuarit me koronavirus në Gjakovë janë pjesë e stafit shëndetësor të Spitalit Rajonal. Një nga të infektuarit ishte edhe infermiere në repartin e hemodializës në këtë spital.

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala, ka bërë me dije se është dezinfektuar hapësira ku ka punuar infermierja. Shala ka treguar se gjendja është nën kontroll dhe 17 pjesëtarë të stafit ditën e premte kanë rezultuar negativë në testin për COVID 19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar në natën e së shtunës se është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në vend.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 91.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 29 mars të vitit 1999 forca të shumta policore…