Dy klube italiane në garë për Ismajlin

29 qershor 2020 | 16:11

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka dhënë një intervistë për mediat italiane rreth kombëtares shqiptare.

Më saktësisht Reja ka folur për repartin e mbrojtjes duke lavdëruar emrat si Marash Kumbulla, Berat Gjimshiti e Ardian Ismajli. Për mbrojtësin prishtinas, Reja ka zbuluar se ka dy oferta nga skuadrat italiane gjë që më parë nuk ishte bërë e ditur.

“Mbrojtës shumë i rëndësishëm për ne është edhe Ismajli që luan te Hajduku i Splitit. Ai ka dy oferta të rëndësishme nga Lecce dhe Benevento”, ka deklaruar trajneri i kombëtares kuqezi. Ismajli ka shkëlqyer në dy edicionet e fundit me Hajdukun dhe kjo ka bërë që edhe çmimi i tij të rritet në mbi tre milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Makina gjermane Mercedes ka vendosur të vijojë betejën e saj…