Dy klubet angleze në garë për Saulin

19 korrik 2021 | 20:09

Mesfushori kualitativ i Atletico Madridit është bërë objektiv i dy klubeve më të mëdha angleze. Gjithashtu, atë e pëlqen edhe Barcelona

Manchester United dhe Liverpool janë futur në garë për mesfushorin e Atletico Madridit, Saul Niguez. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Përfaqësuesi spanjoll ka qenë objektiv i “Djajve të Kuq” qe një kohë. Ndërsa tash, përfaqësuesi spanjoll ka rënë në radar edhe të “Reds”. Gjithashtu, spekulohet se 26 vjeçari mund të shkëmbehet me Antoine Griezmann, duke përfunduar në Barcelonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti nuk po negocion, por thjesht po bisedon në…