Dy lojtarë të Kosovës në formacionin e Ligës së Kombeve

28 shtator 2022 | 12:44

Përfaqësuesja e Kosovës të martën në mbrëmje e mposhti Qipron me rezultat 5-1. Vedat Muriqi ishte i pandalshëm në këtë ndeshje me dy gola të realizuara, kurse një gol shumë të bukur e shënoi Florent Muslija.

Këta dy futbollistë për paraqitjen e mirë janë shpërblyer nga UEFA, e cila i ka përfshirë ata në 11-shen ideale të xhiros së fundit të fazës së grupeve të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Sulmuesi i Mallorcas madje është vlerësuar me notën 8.9, e dyta më e mirë nga krejt ekipi, kurse mesfushori kreativ u vlerësua me 8.7. Në këtë ekip bëjnë pjesë edhe yjet e futbollit si Van Dijk dhe Christian Eriksen.

Formacioni (3-4-1-2): Schmeichel, Mets, Antov, Van Dijk, Coufal, Rata, Muslija, Brady, Eriksen, Puscas, Muriqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka votuar raportin e…