Dy lojtarë largohen nga Liverpooli

04 qershor 2019 | 20:21

Liverpooli ka konfirmuar largimin e dyshes Alberto Moreno dhe Daniel Sturridge pas përfundimit të kontratave të tyre.

Përmes faqes zyrtare kampioni i Evropës ka falënderuar dy futbollistët për kontributin e tyre në fanellën e “Të Kuqve” për sezonet e kaluara në “Anfield Road”.

Sturridge ishte transferuar në Liverpool nga Chelsea në janarin e vitit 2013, duke shënuar 67 gola në 160 paraqitje.

Derisa mbrojtësi Moreno ishte transferuar nga Sevilla në gushtin e vitit 2014 dhe ka luajtur për Liverpoolin në 141 ndeshje duke shënuar tre gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Feronikeli Klubi i Feronikelit, ka arritur marrëveshje për vazhdimin e…