Dy mësuese të Fushë Kosovë rezultojnë pozitiv me Covid-19

17 shtator 2020 | 23:06

Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë kanë rezultuar pozitive me Covid-19, mësimi nuk do të ndalet.

Janë bërë 4 ditë që kur në Kosovë ka filluar viti i ri shkollor nepër institucionet shkollore. E testit për Covid-19 iu nënshtruan edhe mësimdhënësit.

Dy mësuese të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë rezultuan pozitiv me këtë virus një ditë më parë. Njëra mësimdhënëse për klasën e dytë e tjetra për të katërtën nuk do të kenë mundësi që të jenë pranë nxënësve per nje kohë.

Por drejtoria e shkollës, ani pse nuk pranuan të flasin para kamerave, thanë se ato tashmë janë zevendësuar.

Lajmin se dy mësimdhënëse kanë dalë pozitive e konfirmojnë edhe nga Komuna e Fushë Kosovës Ali Topalli zëdhënës në këtë komunë thotë se gjendja e tyre është e mirë dhe  ato gjendën në vetizolim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka…