Dy ndeshje në Superligë

11 prill 2021 | 12:27

Xhiroja e 28 në Superligën e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Llapi do të tentojë të triumfojë ndaj favorites për titull dhe kampiones në fuqi, Dritës.

Aktualisht, gjilanasit ndodhen në vendin e dytë me 58 pikë të grumbulluara, ndërsa Llapi në vendin e shtatë me 33 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina takohet me Drenicën, ku tri pikët janë “detyrim” për kryeqytetasit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka…