Dy ndeshje në Superligën e femrave

08 shkurt 2023 | 13:31

Superliga e Femrave në mesjavë do të zhvillojë ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 16-të.

Vëllaznimi është nikoqir i Prishtinës, të mërkurën nga ora 18:00. Prishtina pas 15-të xhirove renditët e dyta në tabelë me 12 fitore e tre humbje, ndërsa Vëllaznimi ka regjistruar vetëm një fitore nga 15-të ndeshjet e zhvilluara.

Trepça këtë xhiro udhëton në Gjilan ku do të zhvillojë ndeshjen me United Basketball. Të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe 11 humbje.

Kurse derbi mes Penzës dhe Bashkimit i cili i takon kësaj xhiro do të zhvillohet më vonë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri kanë bërë bashkë të…