Messi dhuron 3.5 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri

08 shkurt 2023 | 13:27

Tërmetet tragjike në Turqi dhe Siri kanë bërë bashkë të gjithë botën pasi qindra persona kanë kontribuuar në mënyrë financiare.

Një ndër ta është edhe sulmuesi Lionel Messi. Sipas raportimeve nga një sërë mediesh në Turqi, ylli argjentinas ka shpërndarë ndihma humanitare në vlerë 3.5 milionë euro.

Ai i ka kërkuar fondacionit të tij që të dërgojë ndihma në vendin e tërmetit. “Fondacioni Leo Mesi” është një fondacion familjar që kujdeset për shëndetin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë dhe vëllai i tij i madh i Leos, Matias organizon aktivitetet në partneritet me UNICEF.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka…