Trim Syla i PDK-së para LV-së: Martini i mori në $erbi, i solli në s€li?

08 shkurt 2023 | 13:26

Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka ardhur sërish me një aksion simbolik.

Këtë herë, para selisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Syla ka shpalosur parullën: “Martini: I mori në $erbi, i solli në s€li”.

Shkronjën “S” dhe “E” pra i ka zëvendësuar me simbole të dollarit, respektivisht euros, duke pyetur nëse ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me para të GEN-it serb ka financuar Vetëvendosjen.

Syla tash e një kohë po shpalos parulla, përmes të cilave po përçon mesazhe të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës, seancën e sotme, e ka nisur me…