Dy persona humben jetën nga Covidi në 24 orët e fundit
23 tetor 2020
| 15:13
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit dy persona e kanë humbur betejën me Covid.
Sipas IKShPK-së, nga fillimi i pandemisë në Kosovë e kanë humbur jetën 659 persona.
“Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK dhe 1 rast Klinikë Infektive).Numri total i rasteve pozitive është 17.591 raste nga 85.042 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 659 raste të vdekjes”, ka njoftuar IKShPK-ja.



