Dy persona janë plagosur pas të shtënave në Strasburg

11 dhjetor 2018 | 21:30

Dy persona është raportuar të jenë plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin francez, Strasbourg, ka thënë policia.

Zyrtarët e sigurisë kanë bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi, duke përfshirë edhe qarkullimin e transportit publik.

Incidenti është thënë të ketë ndodhur afër një Tregu të Krishtlindjeve, në sheshin, Place Kleber.

Një raport ka cituar Departamentin për Zjarre të ketë thënë se një person ka vdekur, mirëpo një gjë e tillë nuk është konfirmuar.

Zyrtari për Shtyp në Parlamentin Evropian, Emmanuel Foulon, ka thënë se pas të shtënave ka “panik” në qendër të qytetit dhe se ka shumë forca të shtuara policore./REL

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Grupi D për 1/8 e finales është kualifikuar skuadra…