Dy shkolla në Prishtinë i bien pishman, e vazhdojnë grevën

27 shtator 2022 | 08:38

Prindërit dhe nxënësit e shkollës “ Faik Konica” në Prishtinë protestojnë për hapjen e shkollës dhe ndërprerjen e grevës, në shkollën “Hasan Prishtina” pasi njoftuan se do të fillojë mësimi, kanë fshirë njoftimin në Facebook.

Bashkë me prindërit e tyre, në oborrin e shkollës “Faik Konica” në Prishtinë, këta po kërkojnë ndërprerjen e grevës në arsim.

Nxënësja Adea Bytyqi thotë se greva po i dëmton më së shumti fëmijët.

Florent Ismaili, vajza e të cilit vijon mësimin në këtë shkollë, kërkon që greva të përfundojë sa më parë.

Madje Remzi Kica i cili ishte pjesë e protestës, u shfaq i gatshëm që t’iu mbajë mësim fëmijëve.

Kica thotë që është i gatshëm t’i mobilizojë edhe pensionistët e tjerë për këtë iniciativë.

“Unë si profesor jam gati që të shkoj në çdo shkollë që më thërrasin të mbaj fizikën. Meqë nuk duan kolegët e mi të rrijnë, jam në gjendje dhe do të mobilizojë të gjithë kolegët e mi që janë në pension të shkojmë të mbajmë mësim, pa pagesë, vullnetar”, ka thënë Kica për T7.

Ndërsa në shkollën “Hasan Prishtina” njoftuan se do të fillojnë procesin mësimor të martën.

Mirëpo, disa orë më pas, nga ky institucion kanë fshirë njoftimin nga faqja e tyre në Facebook.

Ngjashëm ndodhi edhe në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në komunën e Deçanit, ku pasi që mësimdhënësit u paraqitën në objektin shkollor, vendosën që përsëri të vazhdojë greva.

Sindikata e Arsimit ka njoftuar se greva vazhdon dhe se nuk ka ftesë për takim nga qeveria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Milazim Krasniqi i konsideron legjitime kërkesat e Sindikatës…