Dy të arrestuar në Pejë

29 korrik 2020 | 19:08

Më 26 korrik 2020, rreth orës 21:50, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se në sheshin ‘Shkëlzen Haradinaj’ në Pejë, ka ndodhur një incident në mes të disa të rinjve.

Në këtë incident është përdorur armë e ftohta (thikë), ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, prej nga është transferuar në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njërin nga të dyshuarit.

Pas një pune operativo-hetimore, sot më datë 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, kanë arrestuar edhe të dyshuarin e dytë. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 2…