Dy të arrestuar pas vrasjes në Gjakovë: Si ndodhi rasti tragjik?

07 qershor 2026 | 23:09

Një rast tragjik është shënuar sonte në qytetin e Gjakovës, ku një person i moshës rreth 18-vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga mjete të forta dhe thikë.

Bazuar në burimet e Klankosova.tv, dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dhe të njëjtit janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Burime të Klanit kanë bërë të ditur po ashtu se rasti ndodhi pas një zënke mes fëmijëve.

Klankosova.tv do të iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast të rëndë.

Vritet një person në Gjakovë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se…