Dy të shëruar dhe 6 raste të reja me covid në Malishevë

07 prill 15:26

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19, përderisa janë regjistruar gjashtë raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF-së në Malihsveë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot me covid-19 janë regjistruar 9778 raste, prej tyre 851 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 78 persona.

Në raportin e IKSHPK-së, janë paraqitur 8 raste të reja për sot, mirëpo emri i një personi është i përsëritur dhe një tjetër është rast aktiv që është ritestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Arif Molliqi, Hamburg   Sa vjen dhe kalon koha,…