Dy të vdekur dhe 783 raste të reja me Covid

17 gusht 2022 | 13:20

Dy persona kanë vdekur dhe 783 të tjerë janë infektuar me Covid, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 2.473 mostrave, apo 31.66 për qind e testimeve rezultuan pozitivë për sëmundjen Covid-19.

Numri i infektimeve është më i lartë krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 413 raste.

Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 952 persona. Ndërkaq, raste aktive janë 5.561.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Fadil Maloku 1. Gjithë historia serbe e qenësimit na…