Dy të vdekur nga përleshjet e emigrantëve në Bosnje

01 tetor 2020 | 12:05

Dy persona janë vrarë, dhjetë janë plagosur rëndë dhe tetë më lehtë në përleshjet midis emigrantëve në vendbanimin Zhegar në Bihaq, në veriperëndim të Bosnje dhe Hercegovinës.

Lajmin e ka konfirmuar për Shërbimin e Ballkanit të “Radios Evropa e Lirë”, Alle Shildediq, zëdhënës i policisë në kantonin Una-Sana.

Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës.

“Bëhet fjalë për pakistanezë, që thuhet se i kanë sulmuar afganët. Plagët janë shkaktuar me armë të ftohta”, ka thënë Shildediq.

Sipas tij, hetimet janë në vazhdim e sipër.

Vlerësohet se aktualisht në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen rreth 8 500 emigrantë dhe refugjatë.

Rreth 6 000 prej tyre janë vendosur në shtatë qendra pranimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jens Petter Hauge është prezantuar nga AC Milan. Sulmuesi anësor…