Dy të vdekur nga përmbytjet në Siberi

28 mars 2018 | 16:30

Dy persona kanë vdekur Altai Krai të Siberisë, pasi ky rajon është goditur nga përmbytje të mëdha, që janë shkaktuar nga shkrirja e borës.

Komiteti hetues i Rusisë ka njoftuar sot se njëri nga viktimat është mbytur në ujërat e një lumi. Viktima tjetër, që ishte evakuuar ditë më parë, duket se ishte kthyer në shtëpi, ku është gjetur i vdekur nga ekipet e shpëtimit.

Ndërkaq, guvernatori rajonal Aleksandër Karlin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, teksa mijëra shtëpi janë përmbytur, raporton “Rel”.

Departamenti rajonal i Ministrisë për Situata Emergjente, ka bërë me dije se 1 224 shtëpi janë përmbytur në këtë rajon.

Ky departament po ashtu ka njoftuar se pothuajse 1 600 persona janë evakuuar.

Në rajonin Khaksia të Siberisë, sot po ashtu është shpallur gjendej e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra  Komunale e Mjekësisë Familjare (QKMF), në qytetin e Rahovecit…