Dy ushtarë turq humbin jetën nga rrëzimi i helikopterit në Siri

10 shkurt 2018 | 21:56

Dy ushtarë turq kanë humbur jetën nga rrëzimi i helikopterit të ushtrisë turke në Afrin të Sirisë.

Njoftimin e ka bërë ushtria turke, duke mos dhënë arsyet e rrëzimit të helikopterit, por ka bërë të ditur se ekipet teknike po hetojnë shkakun e rrëzimit të helikopterit. Ushtria turke është duke luftuar kundër milicisë kurdë në qytetin Afrin të Sirisë. Derisa ushtria turke njofton për avancim në terren, në shumë video të postuara në rrjetet sociale, kurdët tregojnë për dëmet e mëdha që po i shkaktojnë ushtrisë turke.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë të shtunën u mbajt  Kuvendi i dytë i…