Dybala: Liga e Kampionëve, synim kryesor i Juves

14 janar 2019 | 16:04

Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, e ka konfirmuar se synimi kryesor i klubit italian për këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve, pas dominimit që e ka pasur ky klub në Serinë A gjatë shtatë vjetëve të fundit.

“Të gjithë e dinë sa i rëndësishëm është Cristiano Ronaldo për ne dhe çfarë përfaqëson ai për kundërshtarët tanë. Ai jep gjithçka, qoftë kjo në ushtrime ose në ndeshje dhe ai e jep një shembull të mirë për të rinjtë”, ka thënë Dybala.

“Unë do të thosha se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë në të njëjtin nivel. Sa i përket të së ardhmes, Neymari dhe, mbi të gjitha, Kylian Mbappe, i kanë ato gjëra që nevojiten për të arritur në të njëjtin nivel me ta. Liga e Kampionëve është synimi kryesor për ne këtë sezon dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që ta fitojmë. Atletico Madridi është, bashkë me Liverpoolin, kundërshtari më i fortë që mund ta kishim pasur në shortin e kësaj faze”, ka deklaruar Dybala.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ismail Syla Për aq sa më mbeti merak që…