Dybala rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

10 tetor 2022 | 14:34

Argjentina me shumë mundësi do të bëjë pa Paulo Dybala në Kupën e Botës e cila do të luhet në Katar.

Ai u dëmtua në ndeshjen Roma-Lecce, ku mendohet se shkalla e dëmtimit është e lartë dhe do të sqarohet nga testet mjekësore që do të bëhen këto ditë. Fjalët e Jose Mourinhos gjithashtu treguan pak shpresë, për të mos thënë aspak.

“Si është Dybala? Po them keq, për të mos thënë shumë keq. A do të mungojë gjatë? Unë nuk jam doktor, nuk kam folur me mjekët, por kur dëgjova Dybalan duke folur, e kuptova që ai është shumë keq”, është shprehur Mourinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…