Dybala: Vendoseni maskën, mos e nënvlerësoni virusin

18 nëntor 2020 | 15:47

Pas Zlatan Ibrahimoviç tani edhe Paulo Dybala ka “zbritur” në betejë kundër koronavirusit, duke kryer një video për krahinën e Piemontes.

Sulmuesi i Juventusit ka bërë një mesazh sensibilizues për të gjithë duke deklaruar se nuk duhet nënvlerësuar ky virus dhe të gjithë të përdorin maskën: “Mos ta nënvlerësojmë këtë virus: ky virus fitohet vetëm nëse jemi një skuadër. Vendoseni maskën, duke mbrojtur veten tuaj, mbroni dhe të tjerët. Së bashku do tʼia dalim!”.

Kujtojmë se numri “10” i Juventusit është infektuar një herë nga Covid-19 në marsin e këtij viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një këmbësor është goditur nga një kamion. Aksidenti ka ndodhur…