Dyshime për krime lufte – nisin hetimet për ish shefit e ushtrisë malazeze

09 gusht 2022 | 21:44

Mali i Zi do të nis hetimin kundër gjeneralit Dragan Samarxhiç, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi.

Prokuroria Speciale e Shtetit, pas publikimit të një artikulli në gazetën malazeze “Vijesti” me titull  “Granatimet e Splitit dhe roli i Dragan Samarxhiç-it” ka ngritur rast penal për Samarxhiç-in, i cili po dyshohet për krime lufte në Kroaci, konkretisht gjatë bombardimit të qytetit të Splitit më 15 nëntor 1991,

Sipas raportimeve të Vijestit, Samarxhiç ishte komandant anijesh luftarake në Marinën Jugosllave duke theksuar se ai urdhëroi anijet luftarake në Tivar të hapnin zjarr drejt avionëve të NATO-s, edhe pse ato ishin jashtë rrezes.

lg.php.gifSiç kujton autori, 31 pjesëtarë të Marinës Jugosllave janë dënuar për krime në Kroaci më 1993, por Samarxhiç nuk ishte në mesin e tyre.

Pas publikimit të artikullit, gazetari Sinisha Lukoviç është kërcënuar nga profile anonime në Facebook.

Dragan Samarxhiç vazhdoi karrierën e tij në Marinën e Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Malit të Zi, për nëntë vjet ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi. Kujtojmë se Samarxhiç ishte emëruar edhe përfaqësues ushtarak i Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike dhe në Bashkimin Evropian.

Mirëpo, ky i fundit përmes një cicërime në Twitter mohoi akuzat duke thënë se “nuk kam bërë asgjë në kundërshtim me Konventën e Gjenevës” dhe njoftoi se po pret thirrjen e Prokurorisë Speciale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Rreziku i cili i kanoset Kosovës për…