Dyshohet se kleriku serb në Vushtrri ka bërë vetëvrasje

27 janar 2023 | 08:31

Rreth orës 23:00 është dëgjuar një krismë brenda oborrit të kishës ortodokse në Vushtrri.

Dyshohet që kleriku serb i kësaj kishe i ka dhënë fund jetës.

Policia është njoftuar nga gruaja e klerikut, të cilët me të arritur në vendngjarje kanë gjetur trupin e pajetë.

Ende nuk dihen qartësisht rrethanat e vdekjes, mirëpo “Jepi zë” ka mësuar nga burime brenda Policisë se në vendngjarje është gjetur edhe një letër.

Sipas burimeve në polici, trupi i pajetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një statujë e Herkulit është zbuluar në Romë gjatë punimeve…