Dyvjetori i qeverisë Kurti, Haradinaj: Kurti ishte në luftë me të gjithë, përfundoi në luftë me vetveten

23 mars 2023 | 10:58

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë për medie në dyvjetorin e qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se qeveria Kurti ishte në luftë me të gjithë, por në fund përfundojë në luftë me vetveten.

Haradinaj ka theksuar se Kurti u shpalli luftë kategorive të lirisë, të punësuarve në sektorin publik, atyre në sektorin privat, sipërmarrësve, komuniteteve etnike dhe aleatëve ndërkombëtarë, raporton “Epoka e re”.

“Jemi në dy vite të qeverisjes Kurti. Ishte në luftë me të gjithë por që përfundojë në luftë me vetveten, pra Kurti u shpalli luftë të gjithëve, si fillim kategorive të lirisë duke mos i përkrahur në pagën minimale, iu shpalli luftë të punësuarve në sektorin publik duke mos i përkrahur me rritje të pagave, u shpalli luftë të gjithë sipërmarrësve duke mbajtur peng buxhetin e Kosovës dhe duke ndalur investimet kapitale. Të punësuarve në sektorin privat, të papunëve. Vazhdoi duke u shpallur luftë komuniteteve etnike në Kosovë, po ashtu edhe aleatëve tanë. Rezultat i kësaj qeverisje jo vetëm që është lodhur qytetari i vendit por ka arritur t’i lodhë edhe aleatët tanë, pra edhe ata më besnik, më tradicional ShBA-të, që nuk pranojnë për një vit zyrtarë të kësaj qeverie në Uashington”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se në ditën e sotme, situata në vend është jashtëzakonisht serioze, dhe sipas Haradinajt, qeveria Kurti nuk duhet të bëjë eksperimente në obligimet që ka marrë për ta implementuar marrëveshjen e njohur si franko-gjermane por që është amerikane.

“Besoj se improvizimet në implementim do t’i thellojnë edhe më shumë pasojat që tashme i ndjejmë si Kosovë, izolimin tonë, agjendën ndërkombëtare, po ashtu në planin e sigurisë do të shkaktojnë pasoja, veçanërisht në gjendjen e krijuar në veri të vendit. Pra i bëjmë apel Kurtit dhe qeverisë të jenë seriozë dhe mos të humbin kohë, të mos bëjnë eksperimentime por të veprojnë menjëherë në implementim të marrëveshjes në bazë të obligimeve që ka marrë Kosova”, është shprehur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 9 persona mbetën të vrarë nga sulmet ajrore…