Dëshmitari kundër krerëve të UÇK-së, punëtor i MUP-it: Reagime në Kosovë

20 shkurt 2024 | 21:43

Dëshmitari i 46-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po del të jetë punëtor i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet dëshmitari gjatë dëshmisë së tij në Hagë.

“Në vitin 2013 keni thënë se keni punuar në MUP-in serb”, pyeti avokati i Jakup Krasniqit.

“Kështu, po”, ia ktheu serbi.

“Punon ende aty”, pyeti avokati.

“Po”, ia ktheu dëshmitari.

Dëshmia e tij, ka ngjallur reagime në Kosovë. Më shumë se përmbajtja e dëshmisë, ajo që ka irituar disa nga përcjellësit e rregullt të gjykimit të krerëve të UÇK-së në Hagë, ishte pra identiteti i dëshmitarit. Ose thënë më mirë “vendi i punës i tij”. Sipas gazetarit Ilir Mirena, me këtë që po shohim në Hagë, madje në “emër të popullit”, nuk është çudi që si dëshmitarë t’i shohim edhe Sheshelin e Vulinin, dy politikanët radikal nacionalist serb.

Per bese gjykate kredibile. Ne emer te popullit te Kosoves, me deshmitare te MUP’it te Serbise. Veç kur t’i shohim nje dite deshmitare edhe Vulinin e Sheshelin…”, ka shkruar Mirena.

Edhe ish-luftëtari i UÇK-së e tash anëtar i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha ka qenë mjaft kritik ndaj kësaj séance. Sipas tij, po vërtetohet se beteja në këtë gjykim, është duke u zhvilluar kundër aparatit gjenocidal serb.

Sot në Hagë punëtori i policisë serbe, MUP-it tê Serbisë, dëshmitar kundër krerëve të UÇK-së. Çdo ditë e më shumë po vërtetohet se në gjykatën e Hagës është duke u zhvillua beteja radhës kundër aparatit gjenocidal të Serbisë. Dëshmitari pranoj se në vitin 1992 të gjithë serbët e moshës madhore në Rahovec, duke përfshi edhe atë vetë janë armatosur, mirpo nuk tregoj se kundër kuj janë armatosur”, ka shkruar Berisha.

Edhe ish-këshilltari i ish-Kryekuvendarit Kadri Veseli, Shkëlzen Dragaj ka kritikuar këtë seancë. Sipas tij nuk ka asgjë të re, “thjesht edhe një tjetër njeri i Serbisë si dëshmitar i prokurorisë kundër krerëve te UÇK-së”.

Çfarë deklaroi punëtori i MUP-it që ishte dëshmitar në Hagë?

Dëshmitari, përveç për vete, gjithashtu e ka konfirmuar se ai dhe vëllai i tij ishin armatosur nga forcat serbe gjatë kohës së luftës.

“Të gjithë banorët e moshës madhore kishin marrë armë në mbrojtje të territorit të qytetit”, tha dëshmitari.

“Unë dhe vëllai ishim armatosur për të mbrojtur territorin e qytetit”, tha dëshmitari.

Sipas pretendimeve të dëshmitarit, familja e tij përfshirë nëna, babai, kunata, vëllai dhe nipi i porsalindur ishin rrëmbyer nga pjesëtarët e UÇK-së në korrik të vitit 1998 në Rahovec.

Dëshmitari tha se kur nëna e tij e kishte parë Jakup Krasniqin në televizor në gusht-shtator të vitit 1998, kishte thënë se “ky është personi i cili na ka marrë të dhënat”, kurse avokati Ellis i tha dëshmitarit se nëna e tij asnjëherë nuk e kishte cekur Jakup Krasniqin në deklaratat e saj si personin që i kishte marrë të dhënat në vendin ku po mbaheshin.

Dëshmitari tha se nëna e tij i kishte thënë se Jakup Hoti i kishte “trajtuar mirë”, kurse Jakup Krasniqi kishte qenë personi i cili u kishte marrë emrin mbiemrin në ndërtesën ku ata po mbaheshin.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis tha se ka një mospërputhje mes deklaratave të tij dhe deklaratave të nënës së tij.

“Nëna më ka thënë se Jakup Krasniqi i ka marrë shënim të dhënat, dhe është prezantuar, si quheni, emrin, mbiemrin. Më ka thënë nëna, nuk po e shpikë unë. S’ka asnjë mos-përputhje” tha dëshmitari sot.

Gjykata Speciale me seli në Hagë ua ka vazhduar paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.

Kjo konfirmohet në parashtrimet që janë bërë publike në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara, raporton Nacionale.

Vendimi nga trupi gjykues është marrë më 15 shkurt, pra dy ditë para përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Gjyqtarët megjithatë, e kanë kritikuar Prokurorinë që po përmend vazhdimisht argumente të njëjta për vazhdimin e paraburgimit. Madje, edhe ato që janë rrëzuar nëpër vendimet e kaluara.

Rasti është lidhur me rrezikun e ikjes, argument të cilin trupi gjykues e ka rrëzuar disa herë me radhë. Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët amerikanë në Rusi, edhe ata me shtetësi të dyfishtë,…