Shtëpia e Bardhë, qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur

20 shkurt 2024 | 21:34

Qytetarët amerikanë në Rusi, edhe ata me shtetësi të dyfishtë, ftohen të largohen menjëherë nga vendi. Është ky paralajmërimi i lëshuar nga koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby pas arrestimit në qytetin rus të Yekaterinburgut, për tradhti të lartë të një shtetaseje ruso-amerikane 33-vjeçare, me banim në Los Angeles

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe po përpiqemi të kemi akses konsullor, por tani për tani nuk mund të themi më shumë,” tha ai.

Kirby deklaroi gjithashtu se Shtëpia e Bardhë thotë se po përgatit “sanksione të mëdha” shtesë ndaj Rusisë në përgjigje të vdekjes së liderit të opozitës Alexei Navalny.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby tha të martën se paketa e re do të zbulohej këtë të premte. Ai nuk pranoi të detajojë veprimet e reja, duke përmendur politikën e qeverisë së SHBA-së, ose të tregojë se si ato do të zgjeroheshin mbi sanksionet tashmë të ashpra që SHBA dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë në hakmarrje për pushtimin e saj në Ukrainë.

Kirby tha vetëm se sanksionet, të cilat do të përkojnë me dy vjetorin e pushtimit të Rusisë, do të plotësohen në mënyrë specifike me sanksione shtesë në lidhje me vdekjen e zotit Navalny./a2cnn/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar situatën rreth…