E ardhmja jonë është e bashkuar

27 nëntor 2022 | 11:58

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur në mbledhjen e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, e cila po mbahet në Tiranë.

Ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës dhe e Shqipërisë është e bashkuar.

Tahiri ka theksuar se dy vendet kanë misione dhe qëllime të përbashkëta.

“E ardhmja jonë është e bashkuar, bashkim në zhvillim, bashkim në progres, bashkim me zemër, bashkim me vlerat tona të përbashkëta europerëndimore, të afërt me njëri-tjetrin , të hapur ndaj fqinjëve, si dhe një aleancë e përhershme me ShBA-të dhe të integruar në NATO dhe në familjen e madhe evropiane, kjo është rruga jonë, kjo është e ardhmja jonë, ky është misioni ynë, ky është qëllimi ynë i përbashkët”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Më lër të flas” është një nga programet më të…