“E bënë banditët e Vuçiçit e Radojiçiqit” – Digjet prona e drejtorit serb në Leposaviq

23 mars 2024 | 20:05

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka njoftuar se i janë djegur veranda dhe vreshta e drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviç, dhe për këtë ai ka akuzuar “banditët” e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, dhe terroristit Milan Radojiçiç.

“Banditët e Radojiçiç-it & Vuçiç-it ia dogjën verandën dhe vreshtën drejtorit për Kulturë, Rini e Sport në Leposaviq, Nenad Radosavljeviç”, ka shkruar Vokrri në Facebook, derisa ka publikuar disa pamje ku shihen duke u djegur pronat e Radosavljeviç-it.

Përkundër kësaj, Vokrri theksoi se “seria e krimeve të tyre ndaj zyrtarëve institucionalë në komunat veriore s’do ta thyejë vullnetin e qytetarëve serbë për të jetuar të lirë e të barabartë me tjerët në Kosovë”.

Ndryshe, ky nuk është rasti i parë ku serbëve që punojnë në institucionet e Kosovës u digjen pronat. Një rast i tillë, pra në këtë muaj, ishte edhe ai i nënkryetares së komunës së Zveçanit, të cilës i ishin djegur lokalet në qendër të komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas zyrtarëve të mbrojtjes estoneze, ShBA-ja ka ndezur një seri…