E dashura e Emiliano Salas kërkon drejtësi

07 shkurt 2019 | 16:46

E dashura e Emiliano Salas, e cila një muaj më parë pati akuzuar “mafian” për zhdukjen e futbollistit, është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke kërkuar drejtësi pas gjetjes së trupit të pajetë në aeroplanin e zhdukur.

Ende nuk është konfirmuar nëse trupi i gjetur i përket futbollistit apo pilotit Dave Ibboson, por modelja franceze Berenice Schkair ka postuar një fotografi në Instagram-in e saj ku ka shkruar:

“Gjithmonë afër teje. Asnjëherë s’do të dorëzohemi. #Drejtësi për Emiliano Sala”

Më vonë ka postuar një trëndafil të verdhë buzë detit.

Kujtojmë se Berenice ka qenë ndër të parët që ka reaguar menjëherë pas zhdukjes së avionit të ish-sulmuesit të Cardiff-it duke thënë që duhej investiguar mafia e futbollit pasi nuk bëhej fjalë për një aksident, por e fshiu këtë post pas disa orësh.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose është duke kaluar pushimet në Phuket, Tajlandë dhe…