E diela do të bëhet ditë pushimi për të gjithë në Prishtinë

10 shkurt 2020 | 21:22

Kuvendi Komunal i Prishtinës të hënën ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti.

Në këtë mbledhje asambleistët e partive u morën vesh që të në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, ekzekutivi të sjell rregulloren e re të punës së bizneseve.

Sipas kësaj rregullore, e diela do të jetë pushim për të gjitha bizneset në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar asamblisti i LV-së, Eman Rrahmani përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“E diela të bëhet ditë pushimi për të gjithë!

Sot në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal të Prishtinës u dakorduam që ekzekutivi në mbledhjen e ardhshme të sjell në Kuvend rregulloren e re për orare të punës së biznesve. E diela duhet të jetë ditë pushimi për të gjithë, Kryetari u zotua se deri në mbledhjen e ardhshme do ti përgatisin të gjitha procedurat e nevojshme për përfundimin e kësaj rregullore”, ka shkruar Rrahmani.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë, një hedhje rakete nga Imam Khomeini Spaceport u kap…