E dinit se Nëna Terezë ishte pjesë e karaktereve të Marvel

12 dhjetor 2021 | 09:08

Marvel Comics përpos që është gjigant i prodhimit të stripave, tashmë është bërë edhe gjigant i kinematografisë.

Por njëherë e një kohë, përpos superheronjve që kanë dalë nga vetë kjo shtëpi, ata e kishin bërë edhe një strip që për protagoniste kishte bëmirësen me prejardhje shqiptare, Nënë Tereza.

Një rikujtim të tillë e ka sjellë kryetari i Shoqatës së Miqësise Kosovare-Japoneze, Micky Haxhiislami, në Facebook, ku edhe e ka ndarë linkun nga ku mund të lexohet stripi.

“Anjezë Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës) në Librin Komik të Marvel, botuar më 1 janar 1984”, ka shkruar Haxhiislami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit iu është vazhduar…