‘E ke dorëzuar Kosovën’, opozita me parulla kundër Vuçiqit në seancën e Kuvendit të Serbisë

02 shkurt 2023 | 13:23

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka folur para deputetëve të Kuvendit  të Serbisë për rreth 80 minuta, por ka prezantuar shumë pak detaje të planit franko-gjerman për Kosovën, të cilin e kërkonte opozita.

Në vend të kësaj, Vuçiqi ka prezantuar planin prej 10 pikash për Serbinë.

Opozita serbe në seancë ka shpalosur parulla kundër Vuçiqit me mbishkrimet: “E ke dorëzuar Kosovën”, “Jo ultimatum, jo kapitullim”, etj.

Në këto parulla ishte një fotografi edhe e ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Altin Zogaj të shtunën do të përballet me…