Të shtunën boksojnë dy shqiptarët Altin Zogaj dhe Festim Kryeziu

02 shkurt 2023 | 13:15

Boksieri shqiptar Altin Zogaj të shtunën do të përballet me një kundërshtar nga Armenia, Hovhannisyan, i cili jeton në Gjermani dhe është kampion momentalisht në Federatën Botërore WBA dhe mban brezin WBA Continental Champion, po ashtu është kampion në Federatën Botërore WBC dhe mban brezin WBC Asian Boxing Council Continental.

Shqiptari Altin Zogaj duhet ta mposhtë këtë kundërshtar dhe do t’i lejohet të boksojë në qershor për titullin kampion i Evropës. Duhet cekur se ishte titulli më i lartë të cilën arriti ta fitonte në boksin profesionist, Luan Krasniqi. Por, sipas drenicasit Zogaj, është fokusi njëherë te sfida e së shtunës: Fillimisht do t’i kushtoj shumë vëmendje dhe do të koncentrohet në sfidën e së shtunës”, ka thënë Zogaj, i cili në tre muajit e fundit ka stërvitur nga dy herë në ditë vetëm që të jetë në formën më të mirë për përballjen e radhës.

Lajm i mirë është që Zogaj i ka kaluar me sukses stërvitjet dhe pa asnjë lëndim. Në të njëjtën mbrëmje do të ketë meçin kryesor bokseri Festim Kryeziu me nofkën “Timo Schwarzkopf” nga Mleqani. Kryeziu do të sfidohet me një meksikan i cili ka provojë dhe suksese të madh në karrierën e tij.

Disa nga sukseset e meksikanit janë kampione bote shtatë herë në karrierën e tij dhe ka boksuar kundër gjigantit meksikan Canelo Alvarez në 10 raunde, ku është mposhtur me poenë. Synim i Kryeziut është ta mposhtë meksikanin dhe, po ashtu, në qershor të ketë të drejtë të boksojë në Federatën Botërore IBO për titullin e botës IBO World Champion. Zogaj si mbështetës dhe prezantues në të gjitha ndeshjet e tij me ëmblën e UÇK-së do ta ketë hyrjen në ring me këngën (Marshi i UÇK-së). Kryeziu do të hyjë me këngën e Ilir Shaqirit (Prite-prite). Këto dy meçe do të transmetohen në televizionin publik RTK1 na orën 22:40.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Shqipërisë është duke u zhvilluar seanca plenare.…