E kërkonin Juve dhe Roma, ky është vendimi i Arsenalin për Xhakën   

28 tetor 2022 | 21:58

Dy sezone më parë, Granit Xhaka ishte një hap larg largimit te skuadra e Romës, por oferta e tyre ishte e ulët vetëm 15 milionë euro nga 22-23 që kërkonte klubi londinez. Në atë moment futbollisti me origjinë shqiptare ishte në mosmarrëveshje me klubin dhe tifozët.

Në mes të shtatorit kërkoi informacione për të edhe Juventusi, por rrogat e larta të Rabiot dhe Ramsey, do të bënin që klubi torinez të hiqte dorë. Nëse do të shitej një prej tyre, atëherë “Zonja e Vjetër” do tentonte për Xhakën.

Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe Xhaka është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierë. Shanset që ai të largohet nga “Topçinjtë” e Londrës në këtë moment janë shumë të pakta, për shkak se është kthyer një nga lojtarët më të dashur për tifozët, por dhe për trajnerin Arteta. Arsenali nuk e lë të lirë për asnjë çmim dhe e ka hequr nga merkato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfiskuar sot nëntë kilogramë marihuanë në…