E konfirmon mjeku i UÇK-së: Ushtria Serbe përdori helme luftarake kundër UÇK-së në Koshare

21 prill 2019 | 11:49

Mjeku, ish-ushtari i UÇK-së Haxhi Kamberi nga Gjakova ka publikuar një raport, me të cilin dokumentohet se ushtria serbe kishte përdorur armë kimike në Betejën e Koshares.

Siç dokumentohet në raport, ushtria kishte përdorur gazë “BZ” dhe të ngjashëm kundër ushtarëve të UÇK-së.

“Në njëzetvjetorin e Betejës së Koshares, për herë të parë po i publikoj disa pjesë të raportit për perdorimin e armeve kimike nga ushtria Serbe në këtë betejë. Ky raport u hartua gjatë muajit maj të vitit 1999, nga Prof. A Heyndrickx drejtor i IRUL-it, dhe unë (Haxhi Kamberi) si shef i shërbimit sanitar. Ekzaminimi i të plagosurve të kësaj beteje dhe analizat laboratorike toksikologjike nën monitorimin e Prof. Heyndrickx u kryen në Tiranë dhe pastaj në Bruksel. Pas egzaminimeve dhe analizave toksikologjike, rezultoj se ushtria Serbe kishte përdorur ‘BZ’ gazë apo te ngjashem me kete, kunder ushtarëve të UÇK-së në betejen e Koshares. Ky raport iu adresua edhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan”, ka shkruar Kamberi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kamberi ka shkruar se me hedhjen e këtij gazi Serbia kishte kryer veprime gjenocidi.

“Ky shkrim ka për qëllim të hedhë dritë mbi veprimet gjenocidiale Serbe, dhe është jashtë kontekstit të debateve që po zhvillohen këto ditë lidhur me betejen e Koshares”, ka shkruar Kamberi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë me mot kryesisht me…