E konfirmuar: Isa Mustafa pritet që të dërgohet jashtë shtetit

14 janar 2018 | 21:31

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kohët e fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtrirë në spital.

Por, gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar, njofton Klan Kosova.

Këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha, e ka thënë këtë për klankosova.tv, duke shtuar se ai mund të udhëtojë jashtë vendit për disa ekzaminime.

“Dje personalisht e kam vizituar z. Mustafa dhe mund t’ju njoftoj se gjendja shëndetësore e z. Mustafa tashmë është në përmirësim e sipër dhe se trajtimi i tij është duke shkuar mjaft mirë”, ka thënë Berisha.

“Është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit dhe z. Mustafa pritet që shpejt t’i kthehet punës dhe aktiviteteve të tij të përditshme politike dhe jo vetëm”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Bahtiri, kryetar i Komunës së Mitrovicës, si dhe nënkryetar…