E kritikuan për aftësitë e saj si nënë, partnerja e Ledri Vulës u kthehet kritikuesve: Pse mendoni gjithmonë mbrapsht?

17 mars 2021 | 11:32

Pasi solli në jetë Poem Blu, Sara Hoxha, nisi që të kujdesej për trupin e saj. Ajo ka vendosur që kilogramët e tepërt ti heqë në mënyrë sa më të shëndetshme.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, parterja e Ledri Vulës ka zbuluar se ka nisur që të bëjë joga, e madje pranë saj merr edhe të voglën e saj.

Në lidhje me disa fotografi të publikuara së fundmi në “Instastory”, fansat nuk ia kanë kursyer kritikat. Në disa foto, Poem Blu shihet me kapë në gojë, ndërsa në një tjetër, kapa është e vendosur në dysheme.

Pikërisht ky detaj është kapur nga ndjekësit e saj, të cilët menjëherë i kanë dërguar mesazhe duke i thënë për biberonin që herë në tokë e herë në gojën e vajzës.

Këtë mesazh Sara ka vendosur që ta bëjë publike, por duke ia fshirë identitetin personit që ia ka dërguar këtë mesazh.

“Krejt mirë, po biberoni mashtrues i bebes në parket, ndërsa në foton tjetër në gojë të bebes”, i shkruante ndjekësja.

“O njerëz të mirë… Po pse duhet të mendoni gjithmonë mbrapsht? Pse nuk mendoni njëherë, që njëherë e ka pasur në gojë dhe pastaj i ka rënë? Mendoni ndonjëherë parç o njerëz të mirë, se më mirë i bëni dhe vetes, jo vetëm mua”, iu përgjigj Hoxha.

E kritikuan për aftësitë e saj si nënë, partnerja e

E kritikuan për aftësitë e saj si nënë, partnerja e

E kritikuan për aftësitë e saj si nënë, partnerja e

E kritikuan për aftësitë e saj si nënë, partnerja e

E kritikuan për aftësitë e saj si nënë, partnerja e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përsiatje politike / TRIADA E KOSOVËS (8) Shkruan: Bedri Islami…