E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman bëhet gjyshe

14 maj 2023 | 12:03

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës Vasfije Krasniqi-Goodman, është bërë gjyshe.

Këtë lajm ajo e ka ndarë me ndjekësit e saj në llogarinë e saj në Facebook, përcjellë Epoka e re.

“Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë”.

“Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura”.

“Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme, uroj që me ty do të lumturohemi pafund”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Vasfije Krasniqi-Goodman ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo për shkaqe personale, ajo ka vendosur që ta dorëzojë mandatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, sot ka vizituar Gjon Musollin…