E mitura u sulmua seksualisht në Prishtinë, të dyshuarit e incizuan aktin

09 maj 2023 | 09:45

Një grua ka raportuar se është ngacmuar seksualisht në Prishtinë nga ana e dy të miturëve.

Rasti raportohet se ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ka qenë e vetëdijshme.

‘’Më 08.05.2023 është raportuar rasti se një femër e mitur ka deklaruar se ka qenë e ngacmuar seksualisht nga dy të mitur. Po ashtu viktima ka deklaruar se njëri nga të dyshuarit e ka filmuar me telefon derisa ajo nuk ishte e vetëdijshme’’, thuhet në raportin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur viktima është intervistuar në prezencë të prindërve dhe zyrtarit nga QPS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak,…