“E realizuam”, Përparim Rama publikon foton e sallës së Festivalit kur ishte parking

29 tetor 2023 | 21:59

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, është shprehur tejet i kënaqur me punën rreth ndërtimit të sallës në “Pallatin e Rinisë” ku u zhvillua Festivali i Këngës në RTK.

Pjesa ku ishte parking i veturave, ka marrë pamje krejtësisht ndryshe.

“Mund të bëhet, e realizuam”, shkruan Rama.

“Falënderoj të gjithë të angazhuarit për punën e palodhur që salla e djegur e Pallatit të Rinisë të kthehet në një skenë të madhe e të magjishme të Festivalit të Këngës në RTK”, theksoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Lyonit, Fabio Grosso është lënduar rëndë pasi trajneri…