E thotë Guteresh: Konfliktet në botë duhet urgjentisht të ndërpriten

13 gusht 2020 | 14:21

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh paralajmëroi se konfliktet në botë duhet urgjentisht të ndërpriten, sepse pandemia jo vetëm që është kërcënim për përparimin në luftën kundër urisë dhe varfërisë në botë, por gjithashtu kërcënohet se do t’i thellojë konfliktet e përhershme dhe do ta inkurajojë shpërthimin e të rejave.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së KB-së mbrëmë ai deklaroi se apeli i tij i fundit më 23 mars për ndërprerje urgjente të zjarrit në të gjitha konfliktet e planetit me qëllim që njerëzimi të luftojë kundër pandemisë së koronavirusit, ka rezultuar me shembuj të shumtë të zvogëlimit të konfliktit dhe ndërprerjes së operacioneve të armatosura.

“Për fat të keq, në shumë raste, pandemia nuk ishte arsye e mjaftueshme që palët kundërshtuese të dakordohen për ndërprerje të përhershme të zjarrit dhe ndërprerje të armiqësive”, shtoi Guteresh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, është takuar të enjten me përfaqësues…