E vrau gruan në ShBA, pastaj veten

22 qershor 2023 | 08:40

Një krim i rëndë ka ndodhur paki ditë më parë në një familje shqiptare në Huntertoun të ShBA-së.

Mësohet se 49 vjeçari Arben Gllafce ka qëlluar 4 herë me armë zjarri gruan e vet, Arjana Gllafce 48 vjeç, më pas është vetëvrarë.

Dje autoritetet amerikane kanë publikuar identitetet e tyre, ashtu sikurse edhe rrethanat e krimit të rëndë.

Sipas raportimeve nga mediat, ekspertiza mjeko-ligjore doli në konkluzionin se Arjana u vra nga bashkëshorti i saj, i cili më pas u vetëvra.

Shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë momentalisht nuk dihen.

Çifti Gllafce ishin prindër të 2 djemve, njëri 23 vjeç, ndërsa tjetri 10. Djali i vogël mësohet se vuan nga autizmi. Të afërm të familjes Gllafce kanë hapur një llogari në Gofundmepër t’i ardhur në ndihmë fëmijëve tashmë jetimë, si dhe për të sjellë familjarë të tyre në SHBA për t’u kujdesur për ta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do t’i…