E zhgënjyer që nuk mori asnjë çmim në “Kënga Magjike”, Mariza Ikonomi merr vendimin e papritu

04 dhjetor 2022 | 12:58

Mariza Ikonomi nuk arriti të rrëmbejë asnjë çmim këtë vit në “Kënga Magjike”.

Së fundmi ajo ka bërë një postim të gjatë në Instagram ku shprehet se ndihet e zhgënjyer dhe nuk i premton dot fansave të saj se do të marrë pjesë sërish në Festivale.

Kjo është deklarata e plotë e Ikonomit:

“Mama” ishte kenga qe une u paraqita kete vit ne “Kenga Magjike” .

Misioni im u krye me sukses .Vertet nuk mora asnje cmim por ama kam marr votat e zemrave tuaja qe ne fillimet e karrieres sime e deri me sot me kengen time te fundit. Fale jush publik i dashur une vazhdoj kendoj sepse ju jeni forca ime me e madhe .

Cmimet per mua jane si flluskat e sapunit dhe kete e kam vertetuar shume heret por te lesh gjurme me muziken tende , tekstet, vokalin eshte ajo cfare kam synuar qe kur kam marr mikrofonin per here te pare kur isha vetem nje femije.

Prandaj mos u merzisni per mua se nuk me dhane ate qe meritoja ashtu sic jeni shprehur edhe neper mesazhet tuaja sepse mua nuk me kane identifikuar asnjehere cmimet qe kam marr por jetegjatesia e kengeve dhe deshira per t’ju dhuruar nje copez shpirti nepermjet muzikes sime.

Prandaj edhe ua dhurova kengen “Mama” sepse per mua eshte vlera me e shtrenjte dhe nuk ka cmim per te por vetem dashuri

Nese do te kete nje festival tjeter kete nuk ua premtoj dot por kenge patjeter.Pse jo , nje per baballaret kesaj here , se edhe ata i kemi shume te shtrenjte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…