Eddie Murphy bëhet baba për herë të dhjetë

05 dhjetor 2018 | 11:08

Eddie Murphy është bërë sërish baba. Aktori dhe e fejuara e tij, Paige Butcher, janë bërë prindër të fëmijës së tyre të dytë. Djali Max Charles Murphy që ka lindur ditën e premte, më 30 nëntor, është fëmija i dhjetë për aktorin.

“Të dy, si nëna edhe djali, janë shumë mirë me shëndet”, ka thënë zëdhënësi i Murphy për revistën “Us Weekly”. 57-vjeçari Murphy kishte bërë të ditur në muajin gusht se 39-vjeçarja Butcher ishte shtatzënë pasi ajo ishte parë në Beverly Hills me barkun e fryrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa qytete në veriperëndim të Kinës janë mbuluar me dëborë…