Edhe 1 mijë bileta në dispozicion për ndeshjen Ballkani – Shkupi

24 gusht 2022 | 15:40

Klubi i futbollit, Ballkani ka njoftuar se nesër do të dalin në shitje edhe 1 mijë bileta tjera.

Ballkani kishte nisur shitjen e biletave për ndeshjen kundër Shkupit ditë më parë në Suharekë, kurse pasi shitja e tyre filloi edhe në Prishtinë ishte raportuar se ato ishin shitur të gjitha.

Ballkani ka njoftuar se në stadiumin “Fadil Vokrri” kanë mbetur edhe 1 mijë vende të lira dhe biletat për ato vende do të shiten nesër në Prishtinë te “NEWBORN”.

Ndeshja mes Ballkani dhe Shkupi që do të zhvillohet nesër do të jetë përcaktuese se cila skuadër shqiptare do të inkuadrohet në grupet e UEFA Conference League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paige Spiranac është cilësuar si 'gruaja më e nxehtë në…