Edhe 12 të vdekur nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

29 qershor 2020 | 16:31

Maqedonia e Veriut të hënën ka regjistruar 12 persona të vdekur nga Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pesë të vdekur janë regjistruar në Shkup, dy në Tetovë, dy në Strugë dhe nga një në Gostivar, Veles dhe Shtip.

Kjo është shifra e më lartë e viktimave që nga paraqitja e pandemisë, duke e çuar numrin e të vdekurve në 298 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë realizuar 868 testime për Covid-19 dhe prej tyre 132 raste kanë rezultuar pozitivë me ketë virus.

Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, gjithsej 57, pastaj në Tetovë 18, në Kumanovë 10, Shtip 13 ndërsa në 13 qytete tjera numri i të infektuarve është më i vogël se dhjetë.

Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut për momentin ka kapacitete për t’u përballur me virusin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbështetje të Rregullores për Fushat dhe Përgjegjësitë Administrative të…